Neutralizohet një bombë në Damask
Forcat e sigurisë siriane parandaluan shpërthimin e një bombe që ishte vendosur në një lagje në qendër të kryeqytetit Damask.
Dy bomba të shpërthyera gjatë ditës së sotme në pjesën e vjetër të Damaskut, shkaktuan 46 të vrarë dhe mbi 120 të plagosur, shumica e të cilëve pelegrinë irakianë. Operacioni i çmontimit të kësaj bombe evitoi zgjerimin e përmasave të tragjedisë në kryeqytetin sirian. Shpërthimet e sotme në Damask konsiderohen si sulmet më të forta terroriste gjatë krizës gjashtë vjeçare në Siri. Grupet terroriste në Siri në shenjë hakmarrje të disfatave të ISIS në frontet e luftës në Irak, kanë vënë në shënjestër pelegrinët irakianë në mauzoleun e hz. Zejnebit në Damask, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e sotëm territor e mori grupi terrorist i quajtur Sejful Sham.