Damasku: Arabia Saudite, Katari dhe Turqia nuk janë vende islamike
Ministri i vakëfeve në Siri ka thënë se Arabia Saudite, Katari dhe Turqia nuk janë vende islamike por themelues të pikëpamjeve dhe mendimeve terroriste në botë.
Muhamed Abdul’setar duke reaguar ndaj shpërthimeve në Damask, kryeqytetin e Sirisë ku humbën jetën të paktën 59 persona deklaroi se Arabia Saudite, Katari dhe Turqia janë angazhuar në vrasjen e popullit sirian. Abdul’setar pasi vuri në dukje se Arabia Saudite, Katari dhe Turqia me pikëpamjet e përhapura prej tyre po vrasin njerëzit në botë shtoi se ata janë duke tjetërsuar mësimet islame me qëllim që të justifikojnë krimet që kanë bërë në emër të islamit. Ministri i vakëfeve në Siri tha se terroristët krimet e tyre i kryejnë në emër të Zotit në një kohë kur realiteti i fesë islame është diçka tjetër dhe shtoi: Sekti i vahabizmit i themeluar nga Arabia Saudite dhe i mbështetur nga Katari dhe Turqia në realitet është një armik për islamin. Abdul’setar shtoi se krimet e kryera nga terroristët tregojnë për sukseset e ushtrisë siriane dhe të aleatëve të saj, suksese që kanë shtuar urrejtjen e terroristëve dhe që i ka detyruar terroristët të kryejnë të tilla akte makabre duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm. Vlen të theksohet se nga shpërthimet dje në Damask, 59 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur.