Forcat saudite vrasin një adoleshent arab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46872-forcat_saudite_vrasin_një_adoleshent_arab
Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kanë vrarë sot një adoleshent në qytezën Al Avamije në lindje të Arabisë saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • Forcat saudite vrasin një adoleshent arab

Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kanë vrarë sot një adoleshent në qytezën Al Avamije në lindje të Arabisë saudite.

Rrjeti informativ Sky news bën të ditur se Ministria e brendshme e Arabisë Saudite ka pretenduar se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kundër një tubimi antiqeveritar në qytezën Al Avamije dhe aksidentalisht është vrarë një adoleshent i quajtur Velid Telal Ali Al Ariz. Qytetet dhe fshatrat në provincën lindore të Arabisë Saudite e në veçanti në qytetin Katif ku është edhe vendlindja e klerikut të njohur Sheik Namr Baker Al Namr, vazhdimisht janë arena të protestave kundër regjimit Al Saud. Sheikh baker Al Namr nën akuza të pabaza u ekzekutua me prerje koke nga regjimi Al Saud më 2 janar 2016.