Shtohet numri i trupave amerikane në Siri
Burime siriane bënë të ditur se rreth 200 trupa amerikane janë dislokuar në fshatin Al Aslie në veriperëndim të qytetit Manbixh në veri të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burime ushtarake siriane, njoftoi se me dislokimin e këtyre trupave në këtë fshat, numri i ushtarëve amerikanë të dislokuar në Siri ka arritur në 700 trupa. Nga ana tjetër, grupi i quajtur Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri njoftoi se 43 tanke dhe autoblinda të ushtrisë amerikane janë vendosur në rrethinat e qytetit Manbixh dhe shtoi se në këtë rajon pritet fillimi i një lufte të ashpër tokësore kundër grupit tërrorist ISIS. Amerika, së bashku me Arabinë Saudite, Turqinë, Katarin dhe Izraelin, ka qenë përkrahësi dhe furnizuesi kryesor i grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak. Nga ana e tij, presidenti sirian Bashar Asad, duke reaguar ndaj hyrjes së trupave amerikane dhe turke në territorin e Sirisë, deklaroi: ”Prania e forcave të këtyre dy vendeve në territorin sirian bëhet pa ftesën dhe autorizimin e qeverisë së Damaskut dhe konsiderohet okupim”.