Jordanezët protestojnë në shenjë solidariteti me martirin palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46938-jordanezët_protestojnë_në_shenjë_solidariteti_me_martirin_palestinez
Qytetarët e Jordanisë kanë organizuar një protestë përball ambasadës së Palestinës në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, ku kanë deklaruar solidaritetin e tyre me martirin palestinez Basil A'raxh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2017 11:27 Europe/Tirane
  • Jordanezët protestojnë në shenjë solidariteti me martirin palestinez

Qytetarët e Jordanisë kanë organizuar një protestë përball ambasadës së Palestinës në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, ku kanë deklaruar solidaritetin e tyre me martirin palestinez Basil A'raxh.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se aktivistët dhe qytetarët e Jordanisë të hënën janë mbledhur në një tubim protestues përball ambasadës së Palestinës në Aman dhe kanë protestuar kundër shtypjes së protestave të palestinezëve nga ana e forcave të Autoritetit Autonom të Palestinës në Ramallah. Protestuesit jordanezë gjithashtu kanë kritikuar ashpër presionin e policisë së Palestinës ndaj protestuesve në Ramallah dhe kanë theksuar ndërprerjen e bashkëpunimit të sigurisë së AAP me regjimin sionist. Vlen të theksohet se dje një grup i palestinezëve kanë protestuar ndaj gjykimit të Basil A'raxh edhe pas martirizimit të tij, por këto protesta janë shtypur nga forcat e sigurisë së AAP. Javën e kaluar në një përleshje të armatosur në Ramallah është vrarë Basil Al-A'raxh, 33 vjeçar, brenda shtëpisë së tij nga sionistët.