Nis punimet takimi Astana-3
(last modified Tue, 14 Mar 2017 06:18:12 GMT )
Mars 14, 2017 07:18 Europe/Tirane
  • Nis punimet takimi Astana-3

Sot në Astana ka nisur zyrtarisht punimet takimi i tretë kushtuar zgjidhjes së krizës siriane.

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, pas takimi konsultativ mes palëve pjesëmarrëse, sot në mëngjes ka nisur zyrtarisht punimet takimi Astana-3 kushtuar zgjidhjes së krizës siriane. Ministria e jashtme e Kazakistanit njoftoi se në Astana ka mbërritur edhe delegacioni i kundërshtarëve sirianë. Delegacioni iranian pjesëmarrës në takimin Astana-3 kryesohet nga Xhaberi Ansari zv/ministër i jashtëm për çështjet afrikane dhe arabe. Delegacioni iranian sot pasdite do të ketë takime me përfaqësuesit e vendeve të tjera që marrin pjesë në takimin e Astanasë. Raundi i tretë i bisedimeve mes përfaqësuesve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë kushtuar paqes në Siri do të mbahet në hotelin Reksuz të Astanasë. Më herët në Astana janë mbajtur dy takime kushtuar paqes dhe zgjidhjes së krizës në Siri.

Tags