Ushtria irakiane korr suksese të reja në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47016-ushtria_irakiane_korr_suksese_të_reja_në_perëndim_të_mosulit
Komanda e operacioneve ushtarake të Irakut në Mosul njoftoi avancimin e forcave të ushtrisë në bregun e djathtë të Mosulit dhe çlirimin e disa zonave në pjesën lindore të lumit Tigri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane korr suksese të reja në perëndim të Mosulit

Komanda e operacioneve ushtarake të Irakut në Mosul njoftoi avancimin e forcave të ushtrisë në bregun e djathtë të Mosulit dhe çlirimin e disa zonave në pjesën lindore të lumit Tigri.

Abdul’amir Rashid Jarallah, komandanti i operacionit për çlirimin e qytetit Mosul në Irak njoftoi se brigada 16 e këmbësorisë së forcave irakiane ka arritur të çlirojë fshatin Xhemalie dhe bregun lindor të lumit Tigri në qytetin Mosul. Forcat irakiane gjithashtu kanë arritur të çlirojnë plotësisht zonat në veriperëndim të qytetit në fjalë. Nga ana tjetër brigada 2 e forcave popullore Hashd Shaabi në Irak sot ka kryer operacione kundër grupit terrorist ISIS duke vrarë një prej krerëve të këtij grupi i quajtur Abu Bekr Eraki. Ndërsa Raed Xhoudat kreu i policisë qendrore të Irakut njoftoi vrasjen e Mahmud Muhamed i njohur me emrin Abdul’rahman Ansari, një prej krerëve të ISIS. Forcat irakiane deri tani kanë çliruar 40% të pjesës perëndimore të Mosulit nga prania e terroristëve të ISIS.