Shpërthen një autobus në qytetin Homs
Nga shpërthimi i një autobusi në qytetin Homs të Sirisë, 1 person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Terroristët e rajonit Vadi Dhaheb në juglindje të qytetit Homs janë përgjegjës për shpërthimin e këtij autobusi. Ndërkohë nga Siria mësohet se në qytetet Fua dhe Kaferia në veri të provincës Edlib, qytete që prej mëse dy vitesh mbahen të rrethuar nga forcat e armatosura, është hapur rruga për dërgimin e 49 kamionëve me ndihma humanitare të OKB dhe të Gjysmë Hënës së Kuqe. Në qytetin Raka të Sirisë është njoftuar për një revoltë të grupeve terroriste për shkak të gjendjes së rënduar të tyre financiare. Qyteti Raka është qendra e terroristëve të ISIS në Siri, por kohët e fundit ky qytet ka përjetuar trazira dhe kryengritje të terroristëve dhe mosbindjen e tyre ndaj urdhrave të ISIS.