Xhafari: Ky raund i konsultimeve në Astana ishte konstruktiv
Mars 15, 2017 12:51 Europe/Tirane
Shefi i delegacionit të qeverisë së Damaskut ka deklaruar se Turqia është garantuese e grupeve të armatosura dhe ky raund i konsultimeve ishte konstruktiv.
Mediat siriane ka njoftuar se Bashar Xhafari, shefi i delegacionit të qeverisë së Damaskut në negociatat e Astanas, në një konferencë për shtyp ka thënë se Turqia është garantuese e grupeve të armatosura dhe për këtë arsye po krijon pengesa në rrugën e negociatave. Ai shtoi se Siria vlerëson përpjekjet e Rusisë për të çuar përpara rrugëzgjidhjen politike për krizën në Siri. Xhaferi ka theksuar se mosrespektimi i datës së caktuar për pjesëmarrje në konferencën e Astanas, në realitet është përqeshje e këtij takimi.
Tags