Izraeli pranon se ka mjekuar 2600 terroristë sirianë
Ushtria izraelite pohoi se që prej fillimit të luftës kundër Sirisë, në spitalet ushtarake izraelite janë mjekuar 2600 rebelë të armatosur që janë plagosur në luftën kundër ushtrisë siriane.
“Njësitë e shërbimit mjekësor të ushtrisë, që prej vitit 2013, kanë mjekuar 2600 sirianë të plagosur në luftime me ushtrinë siriane”-thuhet në një komunikatë të ushtrisë izraelite të publikuar në gazetën Jerusalem Post. Ushtria izraelite nuk bëri të ditur identitetin e këtyre personave, por ata janë kryesisht pjesëtarë të grupit terrorist “Fronti Al Nusra” dhe shpesh janë vizituar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Izraeli i shfrytëzon këta terroristë si mercenarë për të ndalur futjen e ushtrisë siriane në lartësitë e pushtuara Golan. Më parë, disa krerë të grupeve kundërshtare të qeverisë siriane kanë vizituar Kodsin e pushtuar, ku janë takuar me funksionarë të lartë izraelitë.