Shpërthim i dytë në Damask
(last modified Wed, 15 Mar 2017 17:21:52 GMT )
Mars 15, 2017 18:21 Europe/Tirane
  • Shpërthim i dytë në Damask

Televizioni shtetëror i Sirisë bëri të ditur se një shpërthim i dytë ka ndodhur sot në pjesën veriore të kryeqytetit Damask.

Ky shpërthim ka ndodhur në një restorant në një park të lagjes Rebuh në veriperëndim të Damaskut. Televizioni sirian njoftoi se dhjetëra civilë sirianë janë vrarë dhe plagosur në këtë shpërthim terrorist, por nuk dihet ende numri i saktë i viktimave. Në një shpërthim të ndodhur mesditën e sotme në ndërtesën e quajtur “Pallati i Drejtësisë” në Damask, të paktën 31 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën.

 

Tags