Forcat sioniste sulmojnë përsëri xhaminë Al Aksa
Mars 15, 2017 16:42 Europe/Tirane
Kolonët sionistë të mbështetur nga forcat sioniste kanë sulmuar përsëri xhaminë Al Aksa.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Resale.net sipas të cilës forcat dhe kolonët sionistë janë futur në xhami nga porta perëndimore. Forcat sioniste vazhdimisht mundohen të ndryshojnë identitetin islamik të Bejtul Mukadesit dhe të prishin xhaminë Al Aksa. Në muajin shkurt 2500 sionistë janë futur në xhaminë Al Aksa të mbështetur nga forcat sioniste. Gjithashtu sot sionistët kanë sulmuar qytetet Nablus, Khalil dhe Xhenin në rajonin BPLJ dhe kanë arrestuar 23 palestinezë.
Tags