Plani i ri i Amerikës për dërgimin e trupave në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47110-plani_i_ri_i_amerikës_për_dërgimin_e_trupave_në_siri
Një prej zyrtarëve të Pentagonit deklaroi se rreth 1 mijë trupa amerikane do të dërgohen në veri të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 16, 2017 05:10 Europe/Tirane
  • Plani i ri i Amerikës për dërgimin e trupave në Siri

Një prej zyrtarëve të Pentagonit deklaroi se rreth 1 mijë trupa amerikane do të dërgohen në veri të Sirisë.

Sipas një njoftimi të Press Tv, qeveria e presidentit Donald Trump ka ndërmend të dërgojë 1 mijë trupa ushtarake në Siri. Në rast se Donald Trump bie dakord, sekretari amerikan i mbrojtjes James Matis do të dërgojë këtë kontingjent ushtarësh në Siri dhe në këtë mënyrë Amerika do të futet në luftën e Sirisë. Më herët Trump ka akuzuar ish presidentin amerikan Barack Obama për dobësi në luftën kundër ISIS dhe i ka dhënë urdhër Pentagonit që brenda 30 ditësh të hartojë një plan për luftuar kundër ISIS. Amerika pretendon për tu futur në Siri në luftën kundër ISIS në një kohë kur ajo së bashku me disa vende të rajonit është mbështetëse e grupeve terroriste në Siri.