Ushtria siriane avancon në lindje të Palmiras
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47136-ushtria_siriane_avancon_në_lindje_të_palmiras
Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës kanë cliruar sot rajonet përreth malit Al Mezar në lindje të Palmiras, ndërsa terroristët janë detyruar të tërhiqen nga këto zona duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 16, 2017 15:31 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon në lindje të Palmiras

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës kanë cliruar sot rajonet përreth malit Al Mezar në lindje të Palmiras, ndërsa terroristët janë detyruar të tërhiqen nga këto zona duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve SANA, e cila shton se ushtria siriane ka asgjësuar 27 terroristë të ISIS në luftimet e zhvilluara 15 km në lindje të Palmiras. Dje, forcat siriane kishin cliruar rajonet Vadi Ahmar dhe Kale Al Hera, në lindje të Palmiras duke u shkaktuar humbje të shumta terroristëve. Në fillim të muajit Mars, ushtria siriane e përkrahur nga forcat e rezistencës dhe forcat ajrore ruse, rimori kontrollin e qytetit Palmira në provincën Homs në perëndim të Sirisë.