Trump mbështet Izraelin, Netanjahu thekson vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste
Beniamin Netanjahu kryeministër i regjimit sionist ka theksuar se do të zbatojë premtimin e tij për ndërtimin e më shumë kolonive të reja sioniste në BPLJ.
Gjatë takimi me Xhejson Grinbelat, i dërguari special i presidentit Donald Trump për çështjet e Lindjes së Mesme, kryeministri i regjimit sionist shpresoi se Uashingtoni do të bie dakord mbi të ardhmen e ndërtimin të kolonive sioniste. Takimi mes Netanjahut dhe Grinbelat zgjati 5 orë dhe në të është diskutuar për ndërtimin e kolonive sioniste të cilën ata e quajtën program për sigurinë dhe paqen. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, regjimi sionist ka marrë më shumë guxim për të realizuar planet e tij për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze, edhe pse kundër këtij procesi është nxjerrë një rezolutë nga KS i OKB. Më herët kryeministri i regjimit sionist, presidentin amerikan Donald Trump e ka quajtur mbështetës të madh të Izraelit. Trump gjatë fushatës së tij elektorale dhe gjatë vizitës së Netanjahut në Amerikë, përveçse shprehu mbështetjen e gjithanshme të Amerikës për regjimin sionist, premtoi edhe transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades.