Siria dërgon letër proteste në OKB
Ministria e jashtme e Sirisë ka dërguar një letër proteste pranë OKB për të kundërshtuar agresionet e regjimit sionist dhe shkeljen e tërësisë territoriale të Sirisë nga ana e këtij regjimi.
Në letrën dërguar KS të OKB dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, thuhet se Izraeli mundohet të mashtrojë opinionin publik për të justifikuar agresionet e vazhdueshme të tij kundër Sirisë. Ministria e jashtme e Sirisë pasi vuri në dukje përpjekjet e dështuara të Izraelit në lartësitë Golan dhe në territoret e Palestinës dhe në jug të Libanit, ka kërkuar prej KS të OKB dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB që të dënojnë veprimet e Izraelit. Gjithashtu Siria ka kërkuar prej këtyre organeve që të detyrojnë Izraelin tu japë fund agresioneve, t’i jap fund mbështetjes së terroristeve në Siri dhe të zbatojë rezolutat e KS të OKB si dhe të tërhiqet nga lartësitë Golan. Sulmet e fundit të avionëve të rrëgjimit sionist ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane është një dëshmi e qartë për mbështetjen e Izraelit ndaj terroristëve dhe komplotet që thuren kundër rezistencës siriane.