Shtohet numri i mercenarëve sauditë të vrarë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47206-shtohet_numri_i_mercenarëve_sauditë_të_vrarë_në_jemen
Pas sulmeve me raketa të ushtrisë jemenase ndaj bastioneve të mercenarëve sauditë në qendër të Jemenit, me dhjetëra mercenarë kanë mbetur të vrarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2017 04:47 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i mercenarëve sauditë të vrarë në Jemen

Pas sulmeve me raketa të ushtrisë jemenase ndaj bastioneve të mercenarëve sauditë në qendër të Jemenit, me dhjetëra mercenarë kanë mbetur të vrarë.

Njësiti i topave i ushtrisë jemenase dje ka sulmuar bazën Kufel në provincën Mareb e cila përdorej nga mercenarët sauditë. Në këtë sulm janë vrarë 23 mercenarë sauditë dhe plagosur 40 prej tyre. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar një automjet ushtarak të mercenarëve sauditë në qytetin Mafer të provincës Taiz në jug të Jemenit. Sulme kundër mercenarëve sauditë ka pasur edhe në qytetin Makha të provincës Taiz ku për pasojë janë vrarë dhe plagosur disa mercenarë. Kompania Aramko e Arabisë Saudite gjithashtu dje njoftoi se është sulmuar nga forcat e ushtrisë dhe ato popullore të Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit duke lënë të vrarë dhe të plagosur më shumës e 10 mijë civilë mes tyre shumë gra dhe fëmijë dhe duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi.