Largohen me dhjetëra terroristë nga Siria
Në kuadër të akordit të arritur mes qeverisë siriane dhe personave të armatosur dhe grupeve terroriste, me dhjetëra persona të armatosur në qytetin Homs në veri të Sirisë, janë larguar nga ky qytet.
Agjencia Al Alam e lajmeve njofton se shumë persona të armatosur dhe familjarët e tyre janë larguar nga zonat veriore të Homsit dhe janë transferuar për në qytetin Xharablus. Përveç kësaj në bazë të akordit me qeverinë siriane, edhe ata civilë që preferojnë të largohen nga rajoni Avari i Homsit, janë të lirë të veprojnë prej nesër. Largimi i personave të armatosur nga Homsit, bëhet me anë të procesit të garantuar nga Rusia. Ndërkohë Ushtira dhe forcat popullore të Sirisë njoftuan çlirimin e disa qyteteve të reja në periferinë lindore të Alepos. Për momentin ushtria e Sirisë është duke u futur në qytetin Dejr Hafer që është një prej bazave të ISIS. Ushtria siriane ka shkatërruar një vendstrehim të terroristëve në pjesën jugore dhe perëndimore të lagjes Gabun në periferi të Damaskut.