Terroristët dëbohen nga rajoni Bejxhi në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47242-terroristët_dëbohen_nga_rajoni_bejxhi_në_irak
Forcat popullore dhe të ushtrisë së Irakut kanë neutralizuar dhe dëbuar terroristë te ISIS nga rajoni Bejxhi i provincës Sleahudin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2017 04:33 Europe/Tirane
  • Terroristët dëbohen nga rajoni Bejxhi në Irak

Forcat popullore dhe të ushtrisë së Irakut kanë neutralizuar dhe dëbuar terroristë te ISIS nga rajoni Bejxhi i provincës Sleahudin.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sumarie News sipas të cilës në këtë operacion të ushtrisë irakiane janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS dhe 2 prej forcave vullnetare. Forcat popullore të Irakut së bashku me ushtrinë irakiane kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe plagosur 23 prej tyre në provincën Selahudin. Zëdhënësi i MPM të Irakut ka thënë se forcat ushtarake të Irakut në një operacion special kanë arritur të çlirojnë 10 fshatra dhe rajonet përreth zonës Bejxhi në veri të provincës Selahudin, të cilët mbaheshin të pushtuar nga terroristët e ISIS. Në këtë operacion janë vrarë shumë terroristë të ISIS. Z. Nuri tha se forcat irakiane të sigurimit janë të gatshme për të çliruar qytetin Bejxhi dhe për të ndërprerë rrugët e lidhjes dhe furnizimit të terroristëve takfiristë. Ndërsa në Mosul, ushtria dhe forcat popullore të Irakut janë futur 600 metra në brendësi të rajonit Hadeba ku ndodhet edhe xhamia Nuri. Vlen të theksohet se prej 17 tetorit 2016 kryeministri Hejdar Ebadi, ka dhënë urdhër për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS.