Netanjahu: Tel Avivi do të vazhdojë bombardimin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47244-netanjahu_tel_avivi_do_të_vazhdojë_bombardimin_e_sirisë
Kryeministri i regjimit sionist ka deklaruar se Tel Avivi do të vazhdojë bombardimet e tij në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2017 04:33 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Tel Avivi do të vazhdojë bombardimin e Sirisë

Kryeministri i regjimit sionist ka deklaruar se Tel Avivi do të vazhdojë bombardimet e tij në Siri.

Në një konferencë për shtyp, Beniamin Netanjahu deklaroi: Nëse Tel Avivi merr informacione për transferimin e armatimeve të sofistikuara Hezbullahut të Libanit dhe nëse i krijohen mundësitë do t’i sulmojë ata në Siri. Përgjatë krizës në Siri, regjimi sionist vazhdimisht ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane duke mbështetur kështu terroristët kundërshtarë të qeverisë së Damaskut. Ushtria siriane ditën e shtunë njoftoi se 5 avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar një bazë ushtarake të Sirisë në Palmira në periferinë lindore të Homsit. Pas ndërhyrjes së kundërajrorëve të Sirisë një prej këtyre avionëve është rrëzuar në zonat e kontrolluara prej regjimit sionist.