Izraeli kërcënon Sirinë
Pas rrëzimit të një avioni agresor izraelit në hapësirën ajrore të Sirisë, Tel Avivi kërcënoi se do të shkatërrojë sistemin anti-ajror sirian.
Ministri izraelit i luftës, Avigdor Lieberman, paralajmëroi sot se aviacioni izraelit do të shkatërrojë sistemin sirian të mbrojtjes ajrore nëse ushtria siriane godet sërish kundër avionëve izraelitë që zhvillojnë operacione në Siri. “Herën tjetër që sirianët do të përdorin sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kundër avionëve tanë, ne do t’i shkatërrojmë pa hezitimin më të vogël”, paralajmëroi Lieberman në një deklaratë në radion publike izraelite. Ditën e premte, katër avionë izraelitë shkelën hapësirën ajrore të Sirisë duke sulmuar një nga qendrat ushtarake siriane në afërsi të Palmiras, ndërsa mbrojtja anti-ajrore siriane rrëzoi një avion agresor. Ndërkohë, ushtria siriane paralajmëroi se nëse përsëriten të tilla agresione, forcat siriane do të përgjigjen fuqishëm.