Ndyrshon situata e luftës në Jemen
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi për ndryshimin e situatës së luftës në Jemen dhe shtoi në të ardhmen do të nisin operacione të reja të cilat do të ndryshojën rrjedhën e luftës në vend.
Sipas një njoftimi të agjencisë Mejadin, Sharaf Legman zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, pasi vuri në dukje sulmin e kryer ndaj bazës së mbretit Selman në Riad tha se kjo është hera e parë që forcat e usthrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë arritur të sulmojën këtë bazë të Arabisë Saudite. Ai tha se sulmi ndaj bazës Selman është një mesazh për Ismail Ould Sheik Ahmed I dërguari I OKB për cështjet e Jemenit I cili më herët ka deklaruar se forcat jemenase duhet të ulin armët. Legman shtoi se ky sulm I përcjell Arabisë Suadite mesazhin që duhet t’I japë fund agresionit kundër Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite ka nisur sulmet kundër Jemenit që prej marsit të vitit 2015, duke lënë të vrarë dhe plagosur me mijëra civilë mes tyre shumë fëmijë dhe gra.