Damasku hedh poshtë kërkesën e De Misturas
Mars 20, 2017 18:06 Europe/Tirane
Siç njofton agjencia studentore e lajmeve ISNA, Siria nuk ka pranuar kërkesën e të dërguarit special të OKB për Sirinë për të vizituar Damaskun.
Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për Sirinë, kishte kërkuar të vizitonte Damaskun para fillimit të raundit të ri të bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës siriane në Gjenevë, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Damasku. Raundi i ri i bisedimeve siriane do të zhvillohet më 23 Mars në Gjenevë, por disa burime bëjnë të ditur se De Mistura nuk është i mirëpritur në Damask dhe nuk gëzon besimin e autoriteteve siriane.
Tags