Moska: Izraeli të mos përsërisë sulmet ajrore kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47342-moska_izraeli_të_mos_përsërisë_sulmet_ajrore_kundër_sirisë
Rusia është shprehur e shqetësuar nga sulmet ajrore izraelite kundër Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 20, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Moska: Izraeli të mos përsërisë sulmet ajrore kundër Sirisë

Rusia është shprehur e shqetësuar nga sulmet ajrore izraelite kundër Sirisë.

Zv/ministri i Jashtëm rus Mikail Bogdanov thirri sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë ambasadorin izraelit Harry Korn, të cilit i shprehu shqetësimin për këto sulme, të cilat i quajti “provokative”. Bogdanov i tha ambasadorit izraelit në Moskë se shkelja e hapësirës ajrore siriane nga avionët izraelitë dhe sulmet kundër pozicioneve të ushtrisë siriane janë veprime provokative që e rrisin tensionin në rajonin e Lindjes së Mesme. “Izraeli nuk duhet të përsërisë sulmet ajrore kundër Sirisë, pasi do të përballet me pasoja të pakëndshme”-deklaroi përfaqësuesi i presidentit rus për cështjet e Lindjes së Mesme. Vlen të theksohet se saherë që grupet terroriste në Siri ndodhen në krizë përballë ushtrisë siriane, avionët izraelitë shkojnë në ndihmë të terroristëve dhe praktikisht veprojnë si forcë ajrore e grupeve terroriste në Siri.