Bashar Asad: Pas fitores do të angazhohemi në pajtimin kombëtar
Presidenti i Sirisë ka theksuar se pas fitores në luftën kundër terroristëve, Siria do të përqendrohet në procesin e pajtimit kombëtar dhe më pas do të shqyrtohen çështje si sistemi politik dhe organizimi i referendumit.
Presidenti Bashar Asad përmendi sektin e vahabizmit të Arabisë Saudite si degë që trajnon terroristët dhe tha se vahabistët kanë rol të madh në krijimin e krizave në rajon. Presidenti Asad vuri në dukje se dhuna nuk ka prekur vetëm rajonin por ajo është përhapur edhe në shoqëritë evropiane dhe shtoi se disa vende evropiane mes tyre kanë lejuar futjen e anëtarëve të këtij sekti që është bërë shkak për përhapjen e akteve terroriste në Evropë. Siria sot po paguan pasojat e këtyre veprimeve të evropiane ndërkohë që shumë prej krerëve të grupeve terroriste Al Kaida, ISIS dhe fronti Nusra janë shtetas evropianë.