Në Jemen përurohet raketa "Asif-1"
Ministria e Mbrojtjes së Jemenit ka përuruar një lloj të ri të raketave me rreze të shkurta veprimi dhe prodhim i këtij vendi me emrin "Asif-1".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se industria ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit të martën ka deklaruar se promovimi i kësaj rakete bëhet në kuadër të përballjes me agresionin ushtarak saudit-amerikan. Autoritetet jemenase kanë deklaruar se me hedhjen e tre raketave të llojit "Asif-1" në drejtim të bazave të forcave agresore saudite në Nexhran të Arabisë Saudite, ky lloj i raketave praktikisht është futur në skenën e luftës në Jemen. Industria ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit edhe muajin e kaluar ka përuruar edhe disa lloje të dronëve. Forca mbrojtëse e ushtrisë së Jemenit dhe e komitëve të rezistencës popullore të Jemenit është duke u shtuar për çdo ditë e më tepër pavarësisht bllokadës së gjithanshme të regjimit Al Saud.