Vazhdojnë arrestimet në Turqi
Mars 23, 2017 13:24 Europe/Tirane
Burimet informative kanë njoftuar për arrestimin me dhjetëra avokatëve në Turqi.
Faqja informative e gazetës "Meliet" të Turqisë ka njoftuar se prokuroria e luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Stamboll ka dhënë urdhër për arrestimin e 80 avokatëve të gjykatave të Turqisë me akuzë të lidhjeve me organizatën e Fethullah Gylen. Sipas këtij burimi, sot janë kryer operacione njëkohësisht në Stamboll, Ankara, Antalia, Adana dhe Çanakala dhe janë arrestuar 35 avokatë të gjykatave të Turqisë. Forcat e policisë po vazhdojnë operacionet për arrestimin e avokatëve të tjerë.