Turqia nuk do të marrë pjesë në çlirimin e Rakas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47490-turqia_nuk_do_të_marrë_pjesë_në_çlirimin_e_rakas
Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Numan Kurtulmus deklaroi sot se Turqia nuk do të marrë pjesë në operacionin e çlirimit të qytetit sirian Raka, nëse në të merr pjesë grupi PYD.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Turqia nuk do të marrë pjesë në çlirimin e Rakas

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Numan Kurtulmus deklaroi sot se Turqia nuk do të marrë pjesë në operacionin e çlirimit të qytetit sirian Raka, nëse në të merr pjesë grupi PYD.

I ftuar në panelin editorial të Anadolu Agency (AA) në Ankara, Kurtulmus deklaroi se operacioni për çlirimin e fortesës kryesore të terroristëve të DEASH-it në Siri, duhet të zbatohet në bashkëpunim me forcat e moderuara siriane. “Turqia do ta mbështeste operacionin që do të zbatohej me opozitën e moderuar. Megjithatë, Turqia nuk mund të lejojë që në Raka të sillen terroristët e PYD/PKK-së dhe nuk do të përfshihemi në operacion të tillë”, deklaroi Kurtulmus.