Ushtria e Jemenit avancon drejt provincës Saade
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47534-ushtria_e_jemenit_avancon_drejt_provincës_saade
Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë spastruar nga prania e mercenarëve sauditë disa rajone të provincës Saade në veri të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2017 13:45 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit avancon drejt provincës Saade

Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë spastruar nga prania e mercenarëve sauditë disa rajone të provincës Saade në veri të vendit.

Sic njofton Parstoday, forcat e ushtrisë së Jemenit në përgjigje të agresioneve të regjimit Al Saud, kanë spastruar zonat malore Alib në provincën Saade nga prania e mercenarëve saudite dhe u kanë dhënë goditje të rënda forcave agresore saudite në këtë rajon. Mercënarët sauditë, pas disfatës përballë forcave jemenase, janë tërhequr nga ky rajon duke lënë pas armatimet dhe makinat ushtarake. Gjithashtu, njoftohet se forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar me dy raketa bazat e ushtrisë së Arabisë Saudite në provincën Nexhran, në jugperëndim të Arabisë Saudite. Mësohet se 15 ushtarë sauditë janë vrarë në këtë sulm, ndërkohë që forcat jemenase po vazhdojnë ofensivën kundër mercenarëve sauditë në provincën Taiz në jug të Jemenit.