Vazhdojnë fitoret e forcave popullore irakiane në Mosul
Zv/komandanti i forcave vullnetare të Irakut deklaroi se hallka e rrethimit të Mosulit është ngushtuar më shumë dhe forcat vullnetare kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit.
Abu Mehdi Muhandes, zv/komandant i forcave vullnetare të Irakut, bëri të ditur se forcat vullnetare ndodhen shumë pranë çlirimit të plotë të qytetit Mosul dhe kanë bllokuar rrugët që lidhin pjesët jugore, lindore dhe perëndimore të Mosulit me qytetin Sanxhar. Këto rrugë përdoreshin për furnizimin e terroristëve të ISIS në Mosul. “Forcat vullnetare irakiane kontrollojnë qindra kilometra në aksin Bagdad-Mosul dhe së shpejti do të ndërmarrin ofensivën përfundimtare për çlirimin e Mosulit në koordinim me forcat e ushtrisë irakiane”-deklaroi zv/komandanti i forcave vullnetare të Irakut.