Sulm ndaj pozicioneve të forcave saudite
Njësitet e artilerisë së ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit ditën e premte bombarduan pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në bazat Merba dhe Al-Dokhan në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se një ushtar saudit është vrarë nga një snajperist jemenas në bazën Al-Farise në Xhizan. Gjithashtu forcat jemenase kanë lëshuar një raketë në drejtim të një baze ushtarake saudite në rajonin Al-Taval në provincën Xhizan duke shkaktuar me dhjetëra të vrarë e të plagosur në mesin e ushtarëve sauditë. Komanda e ushtrisë së Jemenit me anë të një komunikate, deklaroi se këto sulme ishin reagim ndaj bombardimeve të kryera nga avionët saudit në rajonet e ndryshme të Jemenit. Ndërkohë zyra e OKB për të drejtat e njeriut deklaroi se mesatarisht 100 civilë jemenas humbin jetën çdo muaj në sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit.