Ebadi kundërshton kërkesën e Trump për distancimin e Irakut nga Irani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47582-ebadi_kundërshton_kërkesën_e_trump_për_distancimin_e_irakut_nga_irani
Habib Al Tarafi, deputet i Parlamentit të Irakut, deklaroi se kryeministri irakian nuk është dorëzuar përballë presioneve të SHBA për largimin e Irakut nga Irani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2017 13:37 Europe/Tirane
  • Ebadi kundërshton kërkesën e Trump për distancimin e Irakut nga Irani

Habib Al Tarafi, deputet i Parlamentit të Irakut, deklaroi se kryeministri irakian nuk është dorëzuar përballë presioneve të SHBA për largimin e Irakut nga Irani.

“Kryeministri Heidar Ebadi gjatë takimit me presidentin amerikan në Uashington, ka kundërshtuar kërkesën e Donald Trump për largimin e Irakut nga Irani dhe ia ka bërë të qartë presidentit amerikan se Irani ka qenë i vetmi vend që ka ndihmuar Irakun përballë agresionit të ISIS”- tha Al Tarafi për gazetën egjiptiane Al Dastur. Ky deputet irakian shtoi se kryeministri i Irakut gjatë takimit me Trump ka thënë se Bagdadi dëshiron marrëdhënie të balancuara me të gjitha vendet fqinje dhe se kërkesën për ftohjen e marrëdhënieve Teheran-Bagdad e ka cilësuar “të papranueshme”. Duhet theksuar se kur grupi terrorist ISIS i pajisur me armatime amerikane pushtoi Mosulin, Faluxhan, Tikritin dhe kishte mbërritur në dyert e Erbilit dhe Bagdadit, SHBA dhe shtetet e tjera që sot pretendojnë se luftojnë terrorizmin, i kthyen shpinën qeverisë irakiane dhe injoruan kërkesën e saj për ndihma ushtarake. Vetëm Republika Islamike e Iranit iu përgjigj thirrjes së Irakut për ndihma dhe dërgoi pajisje ushtarake dhe këshilltarë ushtarakë në Irak duke mundësuar mbrojtjen e këtij vendi përballë terroristëve monstruozë të përkrahur nga SHBA, Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe regjimi i Izraelit.