Zbulohet një varr masiv me kufomat e 60 fëmijëve në Mosul
Mars 25, 2017 20:00 Europe/Tirane
Forcat vullnetare irakiane kanë zbuluar një varr masiv në jug të Mosulit, ku ndodhën kufomat e fëmijëve të ekzekutuar nga terroristët e ISIS.
Siç njofton agjencia e lajmeve Sputnik, Abdullah Husein, anëtar i forcave vullnetare të Irakut, bëri të ditur se në këtë varr masiv janë gjetur kufomat e 60 fëmijëve nën moshën 15 vjeç dhe të disa ushtarëve irakianë, të cilët ishin arrestuar nga terroristët e ISIS dhe më pas janë ekzekutuar. Dje, forcat irakiane kanë zbuluar një tjetër varr masiv në provincën Ninva, ku ndodheshin trupat e mbi 200 civilëve irakianë të masakruar nga ISIS pasi nuk u janë bindur urdhrave të terroristëve dhe janë përpjekur të largohen nga zonat e luftimeve.
Tags