Mbi 5000 sirianë janë larguar nga rajonet e pushtuara nga ISIS
Më shumë 5000 civilë sirianë janë larguar nga rajonet e pushtuara nga grupi terrorist ISIS në lindje të provincës Alepo.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve SANA njoftoi se njësitet e ushtrisë së Sirisë gjatë disa ditëve të kaluara kanë çliruar gjashtë fshatra në lindje të provincës Alepo nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Forcat siriane kanë vazhduar avancimet e tyre në lindje të provincës Alepo dhe kanë vendosur sigurinë në shumë fshatra të këtij rajoni. Gjatë operacioneve të forcave të ushtrisë siriane janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë dhe shumë të tjerë kanë ikur nga zonat që mbanin nën kontroll. Gjatë operacioneve për çlirimin e këtyre fshatra, forcat siriane kanë krijuar edhe kushtet e duhura për largimin e mbi 5000 civilëve sirianë nga zonat e pushtuara nga terroristët e ISIS.