Forcat e përbashkëta jemenase sulmojnë mercenarët sauditë në Taiz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47728-forcat_e_përbashkëta_jemenase_sulmojnë_mercenarët_sauditë_në_taiz
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar sot pozicionet e mercenarëve sauditë në provincën Taiz në jug të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 15:30 Europe/Tirane
  • Forcat e përbashkëta jemenase sulmojnë mercenarët sauditë në Taiz

Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar sot pozicionet e mercenarëve sauditë në provincën Taiz në jug të Jemenit.

Artileria e ushtrisë dhe forcave popullore jemenase ka bombarduar pozicionet e mercenarëve sauditë në qytetin Al Mekha në perëndim të provincës Taiz duke vrarë dhe plagosur dhjetëra mercenarë të regjimit Al Saud. Gjithashtu, në këtë sulm janë shkatërruar dy autoblinda të forcave saudite. Nga ana tjetër, mësohet se forcat agresore saudite ka kryer një sulm ajror me bomba të ndaluara fragmentale kundër qytetit Mareb në qendër të Jemenit, por nuk është bërë e ditur për dëme dhe viktima eventuale. Përdorimi i bombave fragmentale është ndaluar që nga viti 2008 në bazë të konventës së nënshkruar nga 108 shtete të botës.