Gutteres fton vendet arabe që t'i lënë anash mosmarrëveshjet
Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, u ka bërë thirrje shteteve arabe që t’i lënë anash mosmarrëveshjet dhe të ndihmojnë në përfundimin e luftës civile gjashtëvjeçare në Siri.
Këtë thirrje ai e bëri sot gjatë vizitës në kampin e refugjatëve, Zaatari në Jordani, një ditë para se të marrë pjesë në samitin madhor arab, që këtë vit mbahet në Jordani. Z. Guterres thotë se përçarjet arabe lidhur me Sirinë, u kanë dhënë nxitje të paqëllimshme grupeve terroriste, duke lejuar “të tjerët të intervenojnë ose t’i manipulojnë situatat, duke krijuar jostabilitet dhe duke e lehtësuar jetën e organizatave terroriste”. Grupet terroriste të mbështetura nga Amerika dhe nga disa aleat të saj rajonal si Arabia Saudite, Katari dhe Turqia kanë shkaktuar këtë konflikt të gjerë në Siri, nga i cili janë vrarë mijëra vetë dhe qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, theksoi se tashmë janë mbyllur edhe më tepër dyer për të zhvendosurit dhe se duke mos i ndihmuar refugjatët, bota paqëllimshëm i forcon grupet terroriste dhe i shton rreziqet për sigurinë globale.