Miratohet buxheti për rindërtimin e Sirisë në vitin 2017
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47816-miratohet_buxheti_për_rindërtimin_e_sirisë_në_vitin_2017
Komiteti për rindërtimin e Sirisë ka miratuar një buxhet prej 685 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë dhe prioritet do të jetë përfundimi i projekteve për garantimin e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, lëndëve djegëse dhe ofrimi i shërbimeve thelbësore për popullsinë në zonat e prekura nga lufta.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 29, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Miratohet buxheti për rindërtimin e Sirisë në vitin 2017

Komiteti për rindërtimin e Sirisë ka miratuar një buxhet prej 685 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë dhe prioritet do të jetë përfundimi i projekteve për garantimin e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, lëndëve djegëse dhe ofrimi i shërbimeve thelbësore për popullsinë në zonat e prekura nga lufta.

Gjithashtu ky buxhet që duhet të shpenzohet në vitin 2017, konsiston në rindërtimin e shkollave, ndërtesave të shkatërruara dhe në plotësimin e nevojave për materiale ndërtimi. Gjithashtu synohet rivënia në funksion e 388 fabrikave dhe qendrave të prodhimit në mbarë Sirinë ndërsa 10 milionë dollarë do të shpenzohen për rindërtimin e qendrave industriale të qytetit Alepo.