Demonstrohet raketa e re e Jemenit "Kaher M-2"
Rrjeti informativ Al Masira bëri të ditur se ushtria e Jemenit ka demonstruar raketën e re balistike me rreze të mesme veprimi e quajtur "Kaher M-2".
Në një komunikatë të ushtrisë së Jemenit thuhet se njësitë raketore të Jemenit gjatë ditës së djeshme kanë goditur me tre raketa Kaher M-2 bazën ushtarake "Mbreti Khaled" të Arabisë Saudite në rajonin Asir në jugperëndim të këtij vendi. Pas këtij sulmi të suksesshme ushtria e Jemenit demonstroi zyrtarisht raketën Kaher M-2 me rreze veprimi 400 km e aftë të transportoi 350 kg mbushje konvencionale dhe me tolerancë gabimi në precizion më pak se 10 metra. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.