Bashar Asad drejton makinë personale në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47842-bashar_asad_drejton_makinë_personale_në_damask
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, ka drejtuar makinën e tij personale në rrugët e Damaskut vetëm pak ditë pas një varg shpërthimesh terroristësh, gjë që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2017 08:24 Europe/Tirane
  • Bashar Asad drejton makinë personale në Damask

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, ka drejtuar makinën e tij personale në rrugët e Damaskut vetëm pak ditë pas një varg shpërthimesh terroristësh, gjë që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se pas disa shpërthimeve terroriste në Damask dhe sulmeve të grupeve të armatosura terroriste në rajonin Al-Xhubar që tentonin të pushtonin zonën Al-Kabun, situatë e sigurisë në Damask është tensionuar në masë të madhe dhe populli i këtij qyteti janë të tmerruar pasi janë kryer edhe disa shpërthime të tjera si ai në selinë e sistemit të drejtësisë, në lagjen Al-Mezah dhe Ruknudin. Në kushte të tilla, Bashar Asad, presidenti i Sirisë, ka kërkuar nga garda presidenciale dhe brigada e katërt e ushtrisë së këtij vendi që të shtojnë masat e sigurisë në rrugët e Damaskut. Bashar Asad për të kontrolluar situatën ka dal me makinë personale prapa timonit nëpër rrugët e Damaskut. Ky veprim i Bashar Asad ka befasuar qytetarët dhe u ka dhënë kurajo të madhe forcave të sigurisë që ta marrin situatën nën kontroll.