Vriten 7 mercenarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47868-vriten_7_mercenarë_sauditë_në_jemen
Në vazhdën e rezistencës së ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër agresionit të Arabisë Saudite, shtatë mercenarë sauditë janë vrarë sot në provincat Taiz dhe Al Xhuf të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Vriten 7 mercenarë sauditë në Jemen

Në vazhdën e rezistencës së ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër agresionit të Arabisë Saudite, shtatë mercenarë sauditë janë vrarë sot në provincat Taiz dhe Al Xhuf të Jemenit.

Sipas rrjetit televiziv Al Masira, këta agresorë janë vrarë në rajonin Harib Nehm në provincën Taiz në jug të Jemenit dhe në rajonin Al Motun në provincën Al Xhuf në veriperëndim të Jemenit. Po ky burim shton se gjatë ditës së sotme, forcat jemenase kanë sulmuar me raketa Grad vendstrehimet e agresorëve sauditë në rajonin Alab në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite, por ende nuk ka të dhëna për dëmet dhe viktimat eventuale të këtij sulmi. Burime ushtarake jemenase njoftuan se ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet e forcave agresore saudite në disa rajone të provincës Mareb në qendër të Jemenit duke vrarë dhe plagosur një numër të madh të mercenarëve sauditë. Megjithë bllokadën e gjithanshme, potenciali mbrojtës i ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit po forcohet përditë.