Mbi 2200 terroristë të vrarë në provincën Hamah
Mars 30, 2017 04:33 Europe/Tirane
Siç njofton agjencia e lajmeve SANA, në gjashtë ditët e kaluara mbi 2200 terroristë janë vrarë në luftime me forcat siriane në provincën Hamah në perëndim të Sirisë.
Ky burim shton se gjatë këtyre luftimeve janë shkatërruar shtatë qendra komanduese të terroristëve, 15 tanke, 11 autoblinda, 207 makina ushtarake, 12 depo armësh dhe municionesh, si dhe dhjetëra pjesë artilerike të grupeve terroriste. Ndërkohë gjatë ditës së mërkurë ushtria siriane pas luftimeve të ashpra me pjesëtarët e grupit terrorist Fronti Nusra, ka çliruar disa rajone në veri të provincës Hamah.
Tags