Stefan De Mistura sot takohet me Basha Al-Xhafari
Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë gjatë negociatave për paqe në Siri që po zhvillohen në Gjenevë, sot do të takohet me shefin e delegacionit të Sirisë me të cilin do të bisedojë rreth plotësimit të pakos së tretë të negociatave.
Kanali televiziv Al Mejadin mkpftpo se Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë dhe Bashar Al-Xafari në këtë takim do të bisedojnë në lidhje me Kushtetutën e Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit. Burimet informative më parë kanë njoftuar se De Mistura ka paraqitur një dokument për të dy palët në negociatat e Gjenevës në lidhje me paqen në Siri. Ky dokument ofron një plan të përgjithshëm në lidhje me qeverinë dhe pushtetin e ardhshëm në Siri. Ky plan më tepër ka si çështje kryesore Kushtetutën, organizimin e zgjedhjeve pa caktuar se a bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare apo presidenciale.