Sulm raketor i ushtrisë së Jemenit ndaj agresorëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47946-sulm_raketor_i_ushtrisë_së_jemenit_ndaj_agresorëve_sauditë
Njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit kanë goditur me një raketë Zelzal-1 pozicionet e mercenarëve sauditë në lindje të rajonit Al Motun në provincën Al Xhuf në veriperëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2017 16:34 Europe/Tirane
  • Sulm raketor i ushtrisë së Jemenit ndaj agresorëve sauditë

Njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit kanë goditur me një raketë Zelzal-1 pozicionet e mercenarëve sauditë në lindje të rajonit Al Motun në provincën Al Xhuf në veriperëndim të Jemenit.

Agjencia shtetërore jemenase e lajmeve SABA bëri të ditur se kjo raketë ka goditur me sukses pozicionet e forcave agresore duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra mercenarëve saudite. Gjatë kohëve të fundit, njësitë raketore të Jemenit e kanë forcuar potencialin e tyre luftarak dhe dje goditën me një raketë balistike Kaher-M2 bazën ushtarake “Mbreti Khaled” në rajonin Asir në jugperëndim të Arabisë Saudite.