Luftime të ashpra përreth xhamisë Al Nuri në Mosul
Mediat irakiane njoftuan se forcat ushtarake të Irakut kanë zmbrapsur një sulm të pjesëtarëve të ISIS në rajonet përreth xhamisë Al Nuri në perëndim të Mosulit.
Kanali televiziv Al Mejadin bëri të ditur se forcat irakiane kanë mbërritur në afërsi të xhamisë Al Nuri ku janë zhvilluar luftime të ashpra me terroristët e ISIS, të cilët janë përqendruar në pjesën e vjetër të Mosulit. Terroristët e ISIS kryen një sulm kundër forcave irakiane në afërsi të stadiumit të Mosulit, por u detyruan të tërhiqen duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur. Sipas Al Mejadin, forcat irakiane kanë arritur fitore të rëndësishme në pjesën perëndimore të Mosulit dhe tashmë janë afruar pranë rrugëve Gazi dhe Nejnava në perëndim të qytetit.