Numri i refugjatëve sirianë arrin shifrën 5 milionë persona
(last modified Fri, 31 Mar 2017 09:39:08 GMT )
Mars 31, 2017 11:39 Europe/Tirane
  •  Numri i refugjatëve sirianë arrin shifrën 5 milionë persona

Agjencia e OKB-së, UNHCR, ka thënë sot se numri i sirianëve që kanë ikur nga vendi i tyre pas gjashtë viteve luftë, ka arritur shifrën 5 milionë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se UNHCR po u bënë thirrje vendeve që t’i rrisin përpjekjet për t’i përmbushur zotimet për pranimin e 500.000 sirianëve, duke thënë se gjysma e tyre veçse janë pranuar. Zëdhënësi i UNHCR, Babar Baloch, ka thënë se para një viti shifra ishte 4.8 milionë. Tash UNHCR vlerëson se rreth 6.3 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Sirisë. Vlen të theksohet se numri i më i madh i refugjatëve sirianë është strehuar në vendet fqinjë të Sirisë si Turqia, Jordania, Libani, Iraku dhe Egjipti.

Tags