Mbi 500 terroristë të vrarë në Hama
Prill 01, 2017 04:28 Europe/Tirane
Ushtria siriane e ka vazhduar avancimin drejt rajoneve në veri të provincës Hama dhe ka arritur të çlirojë qytezat Abu Abide, Shilut, Hexhame dhe Zur al Mesak.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, në këtë operacion janë vrarë mbi 500 terroristë takfiristë, mes të cilëve shumë terroristë të huaj. Burimet siriane njoftuan se banorët e qytezave Khatab dhe Arze janë rikthyer në banesat e tyre pasi forcat siriane u spastruan këto rajone nga prania e terroristëve. Gjatë ditës së premte, ushtria siriane ka çliruar fshatrat Subin, Al Maxhdal dhe Al Shir duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë takfiristë.
Tags