Mbi 500 terroristë të vrarë në Hama
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48044-mbi_500_terroristë_të_vrarë_në_hama
Ushtria siriane e ka vazhduar avancimin drejt rajoneve në veri të provincës Hama dhe ka arritur të çlirojë qytezat Abu Abide, Shilut, Hexhame dhe Zur al Mesak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2017 04:28 Europe/Tirane
  • Mbi 500 terroristë të vrarë në Hama

Ushtria siriane e ka vazhduar avancimin drejt rajoneve në veri të provincës Hama dhe ka arritur të çlirojë qytezat Abu Abide, Shilut, Hexhame dhe Zur al Mesak.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, në këtë operacion janë vrarë mbi 500 terroristë takfiristë, mes të cilëve shumë terroristë të huaj. Burimet siriane njoftuan se banorët e qytezave Khatab dhe Arze janë rikthyer në banesat e tyre pasi forcat siriane u spastruan këto rajone nga  prania e terroristëve. Gjatë ditës së premte, ushtria siriane ka çliruar fshatrat Subin, Al Maxhdal dhe Al Shir duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë takfiristë.