Vendet europiane reagojnë ndaj ndërtimit të kolonive të reja nga Izraeli
Vendet europiane e dënuan vendimin e regjimit të Izraelit për ndërtimin e kolonive të reja çifute në Bregun Perëndimor.
Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, Anglia, Franca dhe Gjermania publikuan deklarata zyrtare ku theksuan se vendimi i Tel Avivit për ndërtimin e kolonive të reja çifute në Bregun Perëndimor është në kundërshtim me parimet dhe ligjet ndërkombëtare. Ministria e Jashtme e Gjermanisë deklaroi se Gjermania nuk do të njohë zyrtarisht asnjë ndryshim të kufijve të vitit 1967. Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, duke e dënuar vendimin e qeverisë izraelite, theksoi se ndërtimi i kolonive të reja në territoret palestineze është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe dobëson planin për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Edhe Ministria e Jashtme e Francës dënoi vendimin e regjimit të Izraelit për ndërtimin e kolonive të reja çifute në Bregun Perëndimor. Shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, deklaroi sot se ndërtimi i kolonive të reja izraelite në territoret palestineze është shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare dhe sabotim i procesit të bisedimeve të paqes izraelito-palestineze.