Këshilli provincial i Kirkukut nuk zbaton vendimin e Parlamentit të Irakut
(last modified Sun, 02 Apr 2017 06:28:00 GMT )
Prill 02, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • Këshilli provincial i Kirkukut nuk zbaton vendimin e Parlamentit të Irakut

Këshilli provincial i Kirkukut nuk ka pranuar të zbatojë vendimin e Parlamentit të Irakut për mospërdorimin e flamurit të rajonit të Kurdistanit në provincën Kirkuk.

Parlamentin Irakian vendosi të shtunën që vetëm flamuri i Irakut të valëvitet mbi ndërtesat qeveritare të Kirkukut, ndërsa flamuri i Kurdistanit të Irakut të ulët nga këto ndërtesa. Ndërkohë kryetari i këshillit provincial i Kirkukut Ribvar Talebani hodhi poshtë kërkesën për uljen e flamurit të Kurdistanit të Irakut dhe deklaroi se vendimi i Parlamentit Irakian është ndërhyrje në punët e brendshme të qeverisë lokale të Kirkukut e cila nuk i kushton asnjë rëndësi këtij vendimi. Ndërkohë partitë kurde pas polemikave të ashpra me Salim Al-Xhaburi, kryetar i Parlamentit të Irakut, në shenjë proteste ndaj shqyrtimit të çështjes së ngritjes së flamurit të Kurdistanit në Kirkuk, braktisën sallën e Parlamentit.

Tags