70 ushtarakë sauditë të vrarë gjatë një muaji të kaluar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48102-70_ushtarakë_sauditë_të_vrarë_gjatë_një_muaji_të_kaluar
Rrjeti informativ Al Masira raportoi sot në mëngjes se gjatë muajit mars në sulmet e ushtrisë së Jemenit kundër pozicioneve të ushtrisë së Arabisë Saudite në Nexhran, Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë të paktën 70 ushtarë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2017 04:09 Europe/Tirane
  • 70 ushtarakë sauditë të vrarë gjatë një muaji të kaluar

Rrjeti informativ Al Masira raportoi sot në mëngjes se gjatë muajit mars në sulmet e ushtrisë së Jemenit kundër pozicioneve të ushtrisë së Arabisë Saudite në Nexhran, Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë të paktën 70 ushtarë sauditë.

Në këtë raport thuhet: "Njësitë e artilerisë dhe njësitë raketore të Jemenit gjatë muajit mars kanë forcuar potencialin e tyre luftarak dhe kanë kryer sulme efikase ndaj bazave të ushtrisë saudite në provincat jugore të Arabisë Saudite dhe në këto sulme janë vrarë të paktën 70 ushtarë sauditë". Gjatë natës së kaluar artileria e ushtrisë së Jemenit ka bombarduar pozicionet e ushtarëve sauditë në rajonet Al-Dokhan dhe Ruhan në provincën Xhizan duke vrarë dhe plagosur disa ushtarë sauditë.